Mesfushori i Kombëtares bën heroin, i shpëton jetën kundërshtarit që humbi ndjenjat (VIDEO)

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kamer Qaka ka bërë heroin në Rumani, teksa në ndeshjen e ditës së premte mes Universita Krakovia dhe Poli Iasi, kundërshtari, Valentin Mihaila humbi ndjenjat në fushë pas një goditje në nofull.

Qaka i ndodhur shumë pranë kundërshtarit që humbi ndjenjat, nuk ka nguruar t’i japë ndihmën e parë 18-vjeçarit, duke e kthyer në njërin krah. Ky veprim e ndihmon personin që humb ndjenjat në lirim e frymëmarrjes.

Kamer Qaka hero on Vidnews.

Më pas mbërritën mjekët e të dyja skuadrave dhe ambulance, që transportoi futbollistin drejt e në spital. Për fat të mirë, Mihaila u përmend në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e tij po stabilizohet.panoramaSport

Postime te ngjashme