Maqedoni, kërkesë për referendum rreth ngritjes së kampeve për emigrantët

(FILES) This file photo taken on August 29, 2015 shows migrants walking through a field to cross the border from Greece to Macedonia near the Greek village of Idomeni. A year ago, the tragic death of a three-year-old Syrian boy shocked Europe as an unprecedented crisis saw hundreds of thousands of migrants and refugees arrive on the continent. Aylan is one of some 3,700 people who die trying to reach Europe in 2015, including his mother and his brother, according to the International Organization for Migration (IOM). In the first eight months of 2016 alone, another 3,165 die or go missing at sea -- a sharp rise from 2,656 people in the same period last year. / AFP PHOTO / ARIS MESSINIS

Një pjesë e komunave të cilat drejtohen nga partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE, siç është ajo e Manastirit, Kavadarit, Shtipit, si dhe disa komuna të Shkupit, kanë paraqitur një kërkesë që të organizohet referendum pikërisht në ditën kur do të duhet të mbahen zgjedhjet lokale, të caktuara më 15 tetor, përmes të cilit qytetarët do të shprehen pro ose kundër ngritjes së kampeve për refugjatët.

Këto vendime ndërmerren edhe kundrejt qëndrimeve të vazhdueshme nga ana e Qeverisë së Maqedonisë se nuk planifikon të ngrejë kampe për migrantët, të cilët do të qëndronin për një kohë më të gjatë në Maqedoni, shkruan “rel”.

Madje, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se përkrah idenë e mbajtjes së referendumeve për të demaskuar gënjeshtrat me të cilat prezantohet VMRO-DPMNE.

Sociologu Hasan Jashari thotë se është e pakuptimtë që ngrihet debat për një problem që nuk ekziston, siç është ngritja e kampeve për qindra mijë migrantë.

Kjo praktikë nuk është e re thotë Hasani, duke kujtuar se gjatë fushatave zgjedhore në vazhdimësi është përdorur tensionimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe tani me imponimin e lajmeve të rrejshme se Qeveria do të ndërtojë kampe për migrantët, nxitet frika nga islamizimi i Maqedonisë.

Ndërkaq, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se “Qeveria e Maqedonisë nuk planifikon të ngrejë kampe për migrantët dhe as që janë planifikuar mjete nga buxheti i shtetit për këtë çështje”.

Gjatë këtij muaji pjestarë të shoqatës civile “Budenje” (zgjimi), të cilët për mediat u shprehën se janë aktivistë të VMRO-DPMNE-së, për disa ditë me radhë kanë mbledhur nënshkrimet e qytetarëve në disa komuna të Maqedonisë, përfshirë këtu edhe qytetin e Shkupit kundër ngritjes së kampeve për migrantët.

 

Postime te ngjashme