Lufta e dy vëllezërve armiq: Puma dhe Adidas

Adidas dhe Puma kanë një histori shumë të çuditshme që shkon përtej konkurrencës së korporatave. Heronjtë e tregimit, janë dy vëllezërit Adolf dhe Rudolf Dassler, vëllezërit të cilët janë armiq të njëri-tjetrit …

Të gjithë vëllezërit zihen dhe mbajnë mëri, por asnjë zënkë vellezërish si e “Adi dhe Rudi Dassler”  nuk e kanë tërhequr masën kaq shumë. Ngjarja  zhvillohet në qytetin  Herzogenaurach, Gjermani, pak vite para Luftës së Dytë Botërore. Vëllezërit Dassler  Adolf (Adi) Dassler dhe Rudolf (Rudi) hapën një punishte për të prodhuar dhe shitur këpucë dhe e emërojnë Gebrüder Dassler Ohg.  Kjo kompani këpucësh e dy vëllezërve në përgjithësi prodhonte modele të cilësisë së lartë për atletë. Më vonë, konkurrenca midis tyre shkon përtej konkurrencës. Kjo luftë familjare nuk vë përballë vetëm dy vëllezërit, i bën edhe njerëzit në qytet të ndahen në dysh.

Punonin në kushte shumë e vështira

Pas vdekjes së babait të tyre, dy vëllezërit vendosin të vazhdojnë profesionin e tij,dhe fillojnë punën duke e kthyer në punishte kuzhinën e nënës. Kushtet në kompaninë  Dassler Brothers Gebrüder Dassler Schuhfabrik, të cilat ata themeluan në vitin 1924, ishin aq të vështira sa ngaqë nuk kishte energji elektrike, ata e prisnin lëkurën  me korrentin që prodhonin nga biçikleta dhe vazhdonin prodhimin.

Njëri ishte i hedhur,tjetri kreativ

Kur Adolf Dassler,dizenjonte  dhe prodhonte këpucët , Rudolph,i cili kishte një karakter më të hedhur,i shiste ato. Kur Hitleri erdhi në pushtet në vitin 1933, edhe pse dy vëllezërit u bënë anëtarë të partisë naziste, kjo nuk i pengoi ata ti jepnin këpucë  atletit legjendar afrikano-amerikan Jesse Owens që fitoi katër medalje ari në Lojërat Olimpike të 1936-ës. Fitorja e Owens ndihmoi për të bërë këpucët të njohura ndërkombëtarisht, ndërkohë  shitja e këpucëve  të vëllezërve Dassler pësoi rritje të madhe.

Vëllezërit grinden me njëri-tjetrin

Përkundër mosmarrëveshjeve të grave të tyre,dhe  suksesit të  tyre qëndrimi në të njëjtën shtëpi rriti fërkimin midis vëllezërve. Zënka e tyre kryesore shpërtheu kur aleatët bombarduan Herzogenaurach gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kur Adi dhe bashkëshortja e tij erdhën për herë të parë në vendin  ku strehoheshin Rudi dhe gruaja e tij, Adi, duke iu referuar aleatëve, tha “përsëri erdhën këta të mallkuarit”. Rudi, nga ana tjetër, besonte se kjo fjalë ishte për të dhe familjen e tij. Pastaj kësaj shpërtheu lufta midis tyre.

Adolf denonconte vazhdimisht vllain e tij

Kur Rudi u thirr në ushtri, mendoi se ishte puna e Adi dhe gruas së tij; ata mund të kenë planifikuar ti marrën punën në kohën që ai është në ushtri. Më pas Rudi u arrestua dy herë, dhe çdo herë  besonte  se ishte vëllai  dhe gruaja e tij që e denonconin. Dyshimet e tij se Rudi kishte denoncuar vëllain e tij, Adi vetë  i kishte konfirmuar nga një raport nga autoritetet hetuese amerikane. Kur Rudi u dërgua në kampin e luftës, Adi rindërtoi punën përsëri.

 

Në 1948 kompaninë e ndanë në dy

Kur vëllezërit e ndanë kompaninë në dy në 1948 dhe ndanë punonjësit dhe asetet, tensioni u rrit. Adi e quajti kompaninë e tij “Adidas”, një kombinim i emrit dhe mbiemrit të tij. Edhe pse Rudi fillimisht e quajti kompaninë Ruda “duke imituar vëllain e tij, ai më vonë e ktheu  në  Puma, i cili është një emër me një konotacion më atletik. Që të dy fabrikat i ndërtuan në të dy anët e lumit Aurach.

Populli punonte në një nga këto dy kompani

Në një periudhë shumë të shkurtër kohore ata dominonin pjesën më të madhe të ekonomisë së Herzogenaurahut; kështu që pothuajse të gjithë në qytet ishin duke punuar në një nga këto dy kompani. Ndërsa i gjithë qyteti u bë pjesë në luftën e familjes Dessler, konkurrenca arriti përmasa qesharake. Flirtimi dhe martesa ishin të ndaluara midis punonjësve të dy kompanive; me kalimin e kohës, Herzogenaurach filloi të përshkruhet si  qyteti me kokën e përkulur; kjo ishte për shkak se njerëzit parëse të flisnin me ju  shikonin se çfarë këpucësh keni  veshur.

Adi me informacionin teknik që kishte ishte më superior

Ndërsa ekipi i shitjes së Rudi dhe dorëzimi i produktit ishin më të mirë, Adi kishte njohuri më të mira teknike dhe marrëdhënie më të mira me atletët të cilët mund të promovonin këpucët në botë. Kjo i jepte përparësi markës Adidas në krahasim me Puma. Megjithëse,  dy kompanitë merreshin shumë me njëri-tjetrin, ata kanë qenë të ngadalshëm në ndërmarrjen e veprimeve kundër kërcënimit të Nike-it ndaj industrisë së këpucëve sportive.

Plot 60 vjet konkurrencë, Dy vare larg njëri-tjetrit

Konkursi gjashtëdhjetë vjeçare midis markave Adidas dhe Puma përfundoi në vitin 2009 me një ndeshje simbolike miqësore midis punonjësve të dy kompanive. Në atë kohë, vëllezërit Dassler kishin vdekur të dy në një periudhë katër vjeçare. Por edhe pas vdekjes së tyre, armiqësia vazhdoi; të dy vëllezërit u varrosën në të njëjtën varrezë, por sa më larg që ishte e mundur.

Përshtatur në shqip nga Frekuenca.com

Postime te ngjashme