Liverpool mbërrin në Beograd pa Shaqirin

Futbollistët e Liverpool kanë arritur në kryeqytetin serb pa bashkëlojtarin e tyre, Xherdan Shaqiri. Shqipinja e ndeshjes me Serbinë i ka kushtuar futbollistit pasi në Serbi pritja e tij shihej si një provokim.

Për ta bërë më të lehtë klubi do të luaj pa të. Serbët e dinë se shanset për ta mundur klubin anglez i kanë të vogla. Por, për klubin është i rëndësishëm rikthimi pas shumë vitësh në gara të rëndësishme.

Trajneri i Crvena Zvezdës nuk ka dashur të komentojë.

Vlladan Millojevic, KF Crvena Zvezda, Beograd: Kjo ndeshje është e rëndësishme pasi presim një klub fantastik. Shpresojmë të jetë një spektakël dhe një festë e vërtetë. Kjo është e rëndësishme për qytetin tonë.

Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka nuk kanë zbritur prej muajsh nga faqet e gazetave në Serbi. Arritja e Shaqirit mund të shkakonte problem sigurie në një stadium me 50 mijë ulëse. Gazetarët thonë se më lehtë do të kalonte një klub shqiptar.

Dragutin Buzhic, Gazetar i sportit “Alo” : Sigurisht që Shaqiri nuk do të pritej me lule këtu dhe do të kishte fishkëllima. Por, po të bëhej fjalë për dike tjetër do të ishte më e lehtë pasi besoj se një pjesë e tensioneve kanë kaluar tashmë.

Crvena Zvezda që kishte qenë dikur kampion njihet si klub serb, kurse Partizani si klub me fansa jugosllav, pavarësisht se të dyja mbajnë emër komunist.

Postime te ngjashme