Largohen 2 lojtarë nga Kombëtarja, ja kush do t’i zëvëndësojë

Frederic Veseli dhe Ylber Ramadani, për shkak të probleme fizike dhe konkretisht tërheqjeve muskulare të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë, janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të vijuar me fazën riaftësuese.

Ndërkohë, trajneri i skuadrës përfaqësuese Christian Panucci, ka kryer menjëherë zëvendësimet e duhura.

Skuadrës, brenda ditës së sotme, do ti bashkohen mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, në vigjilje të ndeshjes zyrtare të datës 14 tetor ora 20:45 në Izrael.

Shqipëria sipas programit, sot ka zhvilluar seancën e parë stervitore, teksa do të ketë edhe një të dytë pasdite, por me dyer të mbyllura.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme