Largimi i mjekëve, Manastirliu: Kemi strategjinë tonë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka qenë sot në Shkodër për inaugurimin e urgjencës së re në Spitalin Rajonal me një fond prej 60 milionë lekësh të vjetra. Ajo ka folur gjatë aktivitetit për largimin e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria.

“Është një fenomen që prek vendet e rajonit, fenomen që ka prekur edhe Shqipërinë. Ka mjekë që ikin dhe rikthehen, ne kemi strategjinë tonë. Po rrisin pagat për personelin mjekësor me 7 %, po përmirësojmë kushtet e punës, incentivat financiare me bonusin e mjekëve janë tre hapat e strategjisë tonë për të ndalur ikjen e bluzave të bardha”, deklaroi ministrja.

Manastirliu tha se urgjenca spitalore është fuqizuar me 100 autoambulanca.

“Por ajo çfarë po realizojmë është shtimi i 38 autoambulancave në të gjithë vendin në mënyrë që të mos ketë probleme sa i takon shërbimit ndaj qytetarëve. Në 5 vite investimet kane shkuar aty ku duhet”, deklaroi Manastirliu.

Postime te ngjashme