LAJMI I FUNDIT/ Goditet nga rrufeja, humb jetën i riu

Një 21-vjeçar nga Lazarati ka humbur jetën pasi është goditur nga një rrufe.  Viktima është Xhuljano Koçiu, raporton “News 24”.

Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Gjirokastër, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja ndodhi në Fushë-Lazarat, dhe sipas policisë, viktima ishte duke kullosur bagëtitë në momentin që u godit nga rrufeja.

I riu nga Lazarati është viktima e dytë brenda disa ditësh që humb jetën nga rrufetë. Në Shkodër u goditën nga rrufeja tre persona në një arë teksa ishin duke punuar tokën. Një grua mbeti e vdekur në këtë rast.

Postime te ngjashme