Lajmi fundit/ “Terrorizohet” banka tek stacioni trenit, hajduti hyn me thikë dhe bën gjëmën

Filaili i një banke tek stacioni i trenit në Durrës ka rënë pre e një vjedhje me armë të ftohta. Një person ka hyrë brenda dhe ka kërcënuar personelin e bankës me thikë, duke marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Në moment që ka tentuar të marrë edhe më shumë para, hajduti i ka dhënë kohë punonjësve të shtypin sistemin e alarmit dhe policia ka mbërritur menjëherë, duke bërë të mundur të kapin në kohë duke e lënë në tentativ vjedhjen.

Djali rreth të 30-tave me iniciale K.GJ është shoqëruar nga policia dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme