Vritet kreu i njësisë administrative në Selenicë

Një person është ekzekutuar me armë gjahu mesditën e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës. Burime paraprake për ABC News thonë se viktima është Fatmir Hodo, kryetar i njësisë administrative në fshatin Kotë.

63-vjeçari mësohet se është vrarë në qendër të fshatit, në rrethana ende të paqarta. E mbërritur në vendngjarje policia ka mundur të identifikojë autorin e kësaj vrasjeje.

Ai është një 43-vjeçar me iniciale A.D, nga fshati Gumenicë dhe aktualisht po punohet për kapjen e tij. Pritet që më shumë detaje të kemi në vijim.

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D dhe janë vënë në ndjekie të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës.

Forca policie janë vënë në ndjekie të autorit me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme