Kosovë/ Zgjedhjet e 11 qershorit: 66 ankesa, do rinumërohen 117 kuti

Pas ankesave që janë dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa, do të rinumërohen 117 kuti.

Mul Desku, kryeshef i sekretaritatit në PZAP, ka bërë të ditur se kanë pranuar nga kandidatët për deputetë 66 ankesa, ku 40 prej tyre janë miratuar dhe 26 të tjera janë refuzuar si të pabazuara.

Ai tha se për 18 ankesa PZAP ka marrë vendim dhe ka urdhëruar KQZ-në që të bëjë rinumërimin e 117 kutive të votimit si dhe është marrë vendim që 14 kryesuesve të vendvotimeve për 5 vite t’iu ndalohet e drejta për të qenë pjesë administrative e zgjedhjeve të organizuara nga KQZ-ja.

 “Këto raste do të dërgohen në zyrën e prokurorit për hetime të mëtejme. Nga PDK janë 23 ankesa. Prej tyre janë miratuar 20 dhe 3 janë refuzuar. Koalicioni LDK- AKR-Alternativa 19 ankesa, 9 janë miratuar ndërsa  10 janë refuzuar. Vetëvendosje  ka paraqitur 2 ankesa, 1 është  miratuar dhe 1 është refuzuar. Gjithsej 66 ankesa. Palët  kanë te drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve”, tha Desku.

Ndërsa Adnan Konushevci, po ashtu nga PZAP, tha se asnjë ankesë nuk është parashtruar për votat e pavlefshme.tesheshi

Postime te ngjashme