Kontrolloni ngjyrën e urinës, është me shumë rëndësi

Mund të tingëllojë e çuditshme, por sa herë që shkoni në tualet mund të kryeni një vetëdiagnostikim të thjeshtë ! Mjafton të shikoni ngjyrën e urinës e të kuptoni nëse ka diçka që nuk shkon me organizmin tuaj.

Portokalli

Ilaçe anti-inflamatore (Azulfidine), medikamentet  kimioterapike dhe laksativët me sena mund t’i japin ngjyrën portokalli urinës ! Mbidozat e vitaminës B2 ose beta-carotene (karrota) gjithashtu mund të jetë një arsye.

Pi më shumë ujë pasi urina është tepër e koncentruar dhe ndryshon ngjyrë  nga e verdha  deri në portokalli.

Kontrolloni sytë tuaj. Nëse vini re ndonjë hije të verdhë në të bardhën e syve tuaj, atëherë urina portokalli mund të jetë një shenjë se mëlçia juaj nuk funksionon siç duhet

Rozë apo e kuqërremtë

Kjo ngjyrë ndoshta është alarmante, por nuk është domosdoshmërisht serioze, pasi mund të shkaktohet nga ushqimi ose medikamente të caktuara . Para se të shqetësoheni, mësoni arsyet që fshihen prapa kësaj ngjyre.

Ushqimet: Nëse hani panxhar, manaferra ose ushqime me pigment të kuq, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Medikamente: Disa antibiotikë që përdoren për të trajtuar tuberkulozin mund të shndërrojnë urinën në të kuqërreme. Ilaçet që përdoren për  trajtimin e infeksioneve të traktit urinar, dhe laksativet që përmbajnë sena gjithashtu mund të jenë arsye e ngjyrës  rozë apo e kuqe.

Gjaku: Gjaku në urinën tuaj mund të jetë një shenjë e një infeksioni të traktit urinar, sëmundjes së veshkave, tumoreve kancerogjene ose gurëve të veshkave!

E gjelbër ose blu

Specialistët e shëndetit pohojnë se këto janë ngjyrat më të rralla Shkaktohet më së shumti nga shpargujt  dhe medikamentet si  Amitriptyline, Indomethacin dhe Propofol.

Ngjyra e gjelbër mund të paralajmërojë një infeksion të rrallë të traktit urinar të shkaktuar nga bakteret Pseudomonas. Ky mikroorganizëm  gjithashtu mund të shkaktojë gurë në veshka.

Ngjyrë kafe

Nëse shihni hije kafe në urinën tuaj, kjo mund të jetë një shenjë e dehidrimit. Ndër ushqimet që mund të shndërrojnë  urinën tuaj në kafe janë fasulet e kuqe. Por është më mirë të kontrolloheni, veçanërisht nëse pini shumë ujë, dhe ngjyra vazhdon të mbetet e njëjtë . Urina kafe mund të lidhet me problemet e mëlçisë dhe veshkave.

E tejdukshme

Nëse urina juaj është plotësisht transparente, është një shenjë se po pini shumë ujë. Kjo mund të shkaktojë rreziqe të caktuara, nga të cilat më e zakonta është hollimi i kripës në trupin tuaj. Kjo mund të krijojë një zhbalancim problematik kimik në trupin tuaj. Burimi: BrightSide

Postime te ngjashme