Islami i moderuar i princit saudit (2)

Nga: Hayrettin Karaman

Le të them edhe një herë:

Allahu nuk nisi më shumë se një fe (Islam) dhe disa fe të ndryshme nga njëra-tjetra. Allahu është një, feja është një, edhe ummeti është një, duhet të jetë në unitet.

Sahabet kuptuan burimet themelore dhe të pazëvendësueshme të fesë në përputhje me metodën e duhur, ndërsa dijetarët e brezit të dytë pas tyre (tabiun) dhe të të tretit iu mësuan të mëpasmëve se si të gjejnë të vërtetën, të kuptojnë drejt dhe të jetojnë në përputhje me vullnetin hyjnor. Është e mundur përballimi i nevojës së kuptimit, zgjidhjes së problemeve, ecja në rrugë të drejtë pa u tundur përballë sfidave nga besimtarët e çdo shekulli duke përdorur këtë metoda dhe kritere.

Kur shohim pjesën dërrmuese të ummetit brenda një periudhe më shumë se katërmbëdhjetë shekujsh, besimin, adhurimin, rregullin e jetesës dhe jetesën morale do të shohim se nuk ka më shumë se një Islam, se një Islam i vetëm bart dallime në konceptime të ndryshme dhe në metoda të ndryshme dytësore, se kjo në fakt është mëshirë dhe pasuri për ummetin.

Për shembull brezi i parë i quajtur Selef, kushtet e besimit i kanë përcaktuar ashtu siç citohen në Kur’an dhe në hadithe, ndërsa në çështjet kur racionalja ishte e pamjaftueshme, nuk kanë zgjedhur rrugën e detajimit, argumentimin racional dhe thellimin në ata çështje. Dijetarët e Ehlu’l-Sunetit dhe të xhemaatit, të cilët erdhën pas tyre (kryesisht Imam Esh’ariu dhe Maturidiu), me qëllim mbrojtjen e kushteve të besimit ndaj feve dhe besimeve besëtyte të cilat sfidonin ummetin, por edhe ndaj mohimeve (ngaqë ishte shfaqur një nevojë e tillë), kishin zgjedhur rrugën e detajimit, argumentimit racional dhe debatimit mbi këta kushte.

Vehabistët, të cilët gjoja ndjekin rrugën e Selefit (meqë e përkufizojnë veten si ed-Da’uetu’s-Selefijje), të tjerët përveç tyre (duke përfshirë edhe esh’aritët dhe maturiditët) nuk i shohin si pjesë e Ehlu’l-Sunnetit, fjalët dhe sjelljet që nuk kanë lidhje me idhujtarinë i vlerësojnë si idhujtari, ndërsa duke përjashtuar një pjesë të madhe të ummetit e vendosin fenë brenda një kornize shumë të ngushtë.

Mbreti Fajsal, i cili në 25 mars 1975 ra dëshmor nga dora e një të riu të afërm të tij, realizoi reforma që mund të konsideroheshin edhe si revolucion, tregoi një qasje gjithëpërfshirëse thuajse ndaj gjithë ummeti, ftoi në shtetin e tij dijetarë nga Siria, Egjipti dhe vende të tjera, iu ofroi atyre dhënien e mësimit në katedra dhe kështu u mundua të zbusë fanatizmin e konceptimit vehabist. Ngaqë tashmë është ndotur fjala ‘e moderuar’ do të preferoj të them konceptimi islam i “rrugës së mesme”; ja pra, në fakt ishte Mbreti Fajsal ai që u mundua të afrohet me këtë, mirëpo sipas shteteve të mëdhenj kolonizatorë “defekti” më i madh i ij ishte dalja zot ndaj kauzës së Palestinës, ngritja e flamurit ndaj mizorisë së Izraelit, tregimi i përpjekjeve për arritjen në unitetin e ummetit, shprehja e tendencave për zbutjen e Vehhabizmit… Prandaj edhe ai nuk konsiderohej nga këta shtete si “i mesëm”, por si një ndër muslimanët radikalë, kështu edhe nevojitej që të eliminohej.

Po vallë Muhammed b. Selmani si do të jetë i moderuar sipas këtij pikëvështrimi të këtyre?

Duke ndjekur rrugën e Mbretit Fajsal në rrugën e kuptimit të fesë dhe të përpjekjes në bashkimin e ummetit apo duke mbështetur shpinën tek SHBA-ja dhe duke i ofruar në tepsi pavarësinë dhe pasurinë e ummetit ndaj kolonizatorëve kapitalist të pangopur?

Konsiderohet se ka preferuar alternativën e dytë bashkë me interesat e mëdha që i mundësoi SHBA-së duke nisur që nga dita e parë e tij në fron. Përsëri duke ngecur në ujin e mullirit të SHBA-së, bashkë me Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin dhe të tjerët, ka hyrë në rrugën e përçarjes së ummetit, e ndarjes së tij në dy kampe dhe thuajse në kalimin në situatën e luftës reciproke. Është i pamundur pranimi i këtyre, konsiderimi i këtyre si legjitim dhe miratimi i tyre, por ajo që është e habitshme është se burri që shpall luftë ndaj një pjese të ummetit dhe që fetvanë për këtë e mer nga një hoxhë, i cili ashtu siç ka syrin me defekt ka edhe ndërgjegjen, në pikëshikim të armiqve të Islamit është “i moderuar”; të gjithë ata që thonë “le të jemi unitet të gjithë ne si ummet dhe të shprehim përpjekje të gjithë bashkërisht ndaj atyre që sulmojnë fenë e ummetit dhe botën tonë” emërohen si “të ashpër,  grupe me tendencë dhune, madje edhe terroristë”.

Ndërsa realizimi i një pretendimi se ky është një revolucion (ndryshim i madh në parimet e Vehabizmit) në aspekt të kuptimit të fesë në një kuadër më të drejtë dhe të gjerë ashtu si Selefi dhe dijetarët e mëpasëm të Ehlu’l-Sunnetit, nuk supozohet të jetë i lehtë (Ah sikur të ishte).

Postime te ngjashme