‘I trembem nëse ndodh’, Eni Çobani tregon fobinë e saj më të madhe

E ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” ishte juristja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Eni Çobani e cila gjatë emisionit iu përgjigj edhe pyetjeve të disa teleshikesve. Një vajzë e pyeti Enin se cila është fobia e saj më e madhe dhe përgjigja e juristes ishte: vetmia.

“Fobia ime më e madhe është vetmia. Nuk do uroja kurrë të isha vetëm. Për fatin tim të madh asnjëherë nuk kam qenë vetëm. Nuk dua të jem vetëm pa njerëzit e mi të dashur, të zemrës, miqtë. Pra mos të kem njerëzit që m’i do shpirti dhe zemra. Të them të drejtën e ktheva këtë përgjigje tani nga pyetja, por nuk e kam ndjerë kurrë këtë sepse nuk kam pasur mungesa të kësaj natyre. Do t’i trembesha nëse do ndodhte”, u shpreh Eni.

Postime te ngjashme