Hodhën një top në burgun e Lezhës, por shikoni çfarë gjejnë efektivët pasi e çajnë (FOTO)

Metoda të reja janë provuar për futjen e celularëve në burgun e Lezhës. Së fundmi, gjatë orës së ajrimit të të burgosurve nga jashtë është hedhur një top futbolli i fryrë.

Hedhja e topit nga jashtë është konstatuar menjëherë nga efektivët të cilët e kanë bllokuar menjëherë.

Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari ende të pahapura.

Pas sekuestrimit të aparatëve celularë, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për të identifikuar përgjegjësit.

Muajt e fundit Ministria e Drejtesisë ka njoftuar një sërë masash për rritjen e sigurisë së brendshme në burgje. Ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kanë nisur prej disa javësh kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit, me qëllim parandalimin e hyrjes së mjeteve dhe sendeve të kundraligjshme në ambientet e bredshme të IEPV-ve.

Në aksionin e zhvilluar në rang vendi pak javë më parë u sekuestruan 17 telefona celularë, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë; 135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa; 27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.

Postime te ngjashme