Hidhet shorti Champions League, Hysaj përball Balotelit, Liverpool sfidon Hoffenheim

Hidhet shorti. ‘Dridhet’ Hysaj, ja përballejet surprizë në Champions

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën “Play Off” të Champions League.

Nga shorti i sotëm do të përballen 10 çifte nga ku do të jepen 10 biletat e fundit për të kompletuar fazën me grupe të kompeticionit më të rëndësishëm Evropian.

Skuadrat që do të kualifikohen në sfidën e dyfishtë do të vazhdojnë garën për fitimin e trafeut, ndërsa ekipet e eliminuara do të ngushëllohen me praninë në grupet e Europa League.

Skuadra e Napolit ku luan edhe mbrojtësi i kombëtares Elseid Hysaj, do të ndeshet me Nice dhe për Mario Balotelli do të jetë një rikthim si kundërshtar në Itali.

Një tjetër sfidë interesante do të jetë ajo mes Hoffenheim dhe Liverpool.

CSKA e Moskës do të ndeshet me Young Boys, Celtic pret Astana, ndërsa Sevilla do të ndeshet me nën-kampionët e Turqisë, Istanbul Basaksehir.

Ndeshjet do të luhen më 16 gusht dhe 24 gusht.

Basaksehir – Sevilla

Young Boys – CSKA Moskva

Napoli – Nice

Hoffenheim – Liverpool

Sporting – Steaua

Qarabag – København

APOEL – Slavia Praha

Olympiacos – Rijeka

Celtic – Astana

H. Beer-Sheva – Maribor

Postime te ngjashme