Halloween, festa e frikshme që po sfidon shqiptarët

Fshehur nën petkun e modernizmit, dëfrimit përmes shpërfytyrimit, e ashtëquajtura ‘festë’ i ka përhapur rrënjët e saj në shumë vende, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Pavarësisht ngulmimeve, mekanizmave të ndryshme që prindërit përdorin për thirrje, sërish në vesh të shurdhur shkojnë vit pas viti tingujt  e këmbanave të alarmit për ndërgjegjësimin lidhur me festimin e përvitshëm tipike djallëzore të Halloween-it që gjithnjë e më tepër po tërheq në gracken e saj edhe fëmijët e pafajshëm duke dashur të shkatërrojë kështu edhe qelizat jetëdhënëse të shoqërisë.

Krahas argëtimit të shkujdesur dhe të çmendur që kjo festë imponon, ajo që të bën më tepër të ngresh zërin fort dhe të kërkosh  është që kjo festë, e pakta të mos marrë në qafë ata, fëmijët, të dëlirët, ata që janë shumë larg këtyre mashtrimeve me ’brirë’.

Nuk kërkojmë të jemi tepër konservatorë, por as të nëpërkëmbemi duke rënë pre e devizës ‘Jetoje të sotmen si të jetë dita jote e fundit’, një moto kjo që po shkatërron rininë e sotme. Fenomene të tilla ende nuk kanë ndodhur në Shqipëri, por pikërisht në Florida, vetëm disa ditë përpara festimeve të Halloëeen-it, disa vajza tek të trembëdhjetat nga influencat tipike satanike, bëjnë plan të vrasin rreth 15 nxënës, trupat e tyre t’i copëtojnë e më pas t’ua pinin gjakun. Horror apo jo? Eshtë drithëruese, por të gjitha këto e kanë një burim.

Një gjë më bën vërtet përshtypje.. Dihet se të folurit me fëmijët lidhur me vdekjen është paksa e vështirë. Mjaft prindër të kujdesshëm për mirëqënien e fëmijës së tyre hera herës marrin këshilla profesionale nga psikologet lidhur me çështje të tilla delikate. Po cfarë po ndodh tani? A u shpjegohet vërtet fëmijëve kuptimi dhe origjina e kësaj feste që të shtin krypën apo le të përzihemi edhe ne me turmën?

A e di pse duhet t’i thuash ‘JO’ Halloween-it?

Ka ardhur koha të mësosh t’i thuash ‘JO’ gjithçkaje që të serviret si normale në familjen tënde.

Mëso t’i thuash ‘JO’ gjithçkaje që bie ndesh me parimet e edukimit.

Mëso të devijosh nga rryma, pasi ajo jo gjithmonë ka të drejtë.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme