FOTO/ Mbuluar me flamur grek, trupi i Kacifas mbërrin në Bularat

I mbuluar me flamurin grek dhe veshje ushtarake, trupi i 35-vjeçarit Konstantinos Kacifas mbërriti në shtëpinë e lindjes në Bularat ku do të qëndrojë deri nesër pas mesdite në orën 13:00 kur është ceremonia e varrimit që do nisë me meshën në kishën e Shën Athanasius.

Arkëmorti me të ndjerin është pritur nga familjarë dhe banorë të fshatar, të cilët kanë shpërthyer në lot teksa ai është transportuar me arkmort për në banesë.

Konstantinos Kacifas u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë më 28 tetor, dita e Greqisë pas disa orëve që i ishte bërë thirrje të dorëzohej.

Burime të News24 thanë se më herët u fol për dëshirën e familjarëve që trupi të varrosej në varrezat e ushtarëve grekë të Bularatit. Por kjo do të kërkonte lejen e Ministrisë së Brendshme, e cila nuk mund të jepej për shkak se mund të sillte konflikt e përplasje mes palëve.

Pak orë para ceremonisë së varrimit kryepeshkopi i Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, hirësia e tij Anastas iu ka bërë thirrje të gjitha palëve që trupi i Kacifas të varroset sipas traditës fetare, dhe në paqe.

Postime te ngjashme