Fahriye Evcen me fat, shikoni çfarë bën Burak Ozcivit për të

Aktori Burak Ozçivit kujdeset për gruan e tij shtatzënë Fahriye Evcen. Është zbuluar se për shëndetin e bashkëshortes aktori i njohur i ka ndaluar disa gjëra.

Një nga këto gjëra është shitja e makinës Mercedes SL  kabriolet,model i vitit 1998.

Arsyeja pse aktori i famshëm shiti makinën është sepse ai nuk do që bashkëshortja e tij ti japë makinës tani që ajo është shtatzënë.

Por me shitjen e makinës luksoze aktori nuk ka humbur kohë dhe i ka bërë një gjest bashkëshortes. Ai i ka vënë në dispozicion një makinë VIP.

Në këtë mënyrë Fahriye Evcen kudo që të shkojë do lëvizë me shofer personal.

Gjithashtu çifti i cili do të bëhet me djalë, ka nënshkruar një marrëveshje me një arkitekt për dizajnimin e dhomës së fëmijës.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme