Erdogan: Të vazhdojmë me rritjen ekonomike të Turqisë

Erdogan: Të vazhdojmë me rritjen ekonomike të Turqisë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim pas iftarit me figura të shquara nga bota e sportit dhe artit të Turqisë, në Stamboll, ka thënë se qëllimi i Turqisë është për të vazhduar me rritjen ekonomike si në vitet e mëparshme.

“Qëllimi është që deri në fundin e vitit 2017 edhe më tej të vazhdojmë të zhvillohemi me këtë ritëm të rritjes”, ka thënë Erdogan. Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që të investohet edhe në fushat siç janë sporti, arti dhe kultura. 

“Me kulturë dhe art, pa njohuri, si dhe me sport pa moral nuk mund të arrijmë askund, kurse shteti me siguri do të ofrojë mbështetje për kulturën, artin dhe sportin”, tha presidenti turk. 

Ai theksoi se në të shumtën e rasteve sportistët janë model për shumë të rinj. “Në këtë kuptim edhe nga sportistët tanë, të cilët në mesin e të rinjve tani janë bërë simbol dhe model, ne presim që ata të vazhdojnë edhe më tej të sillen në përputhje me misionin e tyre”, ka thënë Erdogan. 

Ai gjithashtu përmendi edhe tërmetin që ka goditur Turqinë dhe Greqinë. “Më e rëndësishmja është se nuk ka viktima. Dëmet materiale disi do të kompensohen. Me rëndësi është se ne jemi gjithmonë të përgatitur për goditje të tilla. Iu uroj rikuperim të shpejtë edhe fqinjëve tanë në anën greke”, tha Erdogan. 

Një tërmet me intensitet 6,2 ballë sipas Rihterit dje goditi zonën e Detit Egje në Turqinë perëndimore. (AA)

 

Postime te ngjashme