Eksploziv lokalit te ‘Komuna e Parisit’, policia zbardh ngjarjen

Eksploziv një lokali te 'Komuna e Parisit'

Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në një prej zonave më të populluara të kryeqytetit, pikërisht komunën e Parisit, ku në orët e para të mëngjesit ka patur një shpërthim të një sasie lëndësh eksplozive.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në rrugën “Medar Shtylla”, pranë gjeneratorit të energjisë elektrike të një lokali, në pronësi të shtetasit I. D., ka patur një shpërthim.

Nga hetimet paraprake të kryera, rezulton se është vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive, ku për pasojë është dëmtuar pjesa e prapme e gjeneratorit si dhe janë thyer xhamat e një dyqani, që ndodhet pranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

 

Postime te ngjashme