Ebru Baybara Demir: Kam lindur për të ndihmuar njerëzit!

Ebru Baybara Demir një nga 10 kuzhinierët më të mira në botë e ftuar në “Natë me Xhaxhiun” , ka folur për pasionin e saj në kuzhinë dhe qëllimin e  saj në jetë. Për Ebru Baybarqa Demir, përtej kuzhinës ka lindur për të ndihmuar njerëzit. Ebru theksoi se kuzhina kristiane mbizotëron më shumë te gatimet e saj.

Unë  jam nga ato njerëzit e veçantë që e di pse kam ardhur në këtë botë. Kam ardhur për të gatuar dhe për të ndihmuar gratë. Unë kam lindur për të ndihmuar njerëzit”, tha ajo në “Natë me Xhaxhiun”.

Ebru nuk është vetëm një shefe kuzhine, por edhe një model i femrës postmoderne turke. Ajo gjatë rrëfimit të saj theksoi se ruan me fanatizëm vlerat e familjes dhe atë të etikës së mirë.

“Të gjitha këto janë në ndryshim të përhershëm. Dihet që kuzhina Turke është një kuzhinë e njohur në botë. Por dihet se kuzhina anadollake është më e mira në Turqi. Ne kemi familje të mëdha të populluara që ruajnë mirë anën etike të tyre”, u shpreh ajo./faxnews

Postime te ngjashme