E pabesueshme, nëna shtatzënë vë mbi bark 20.000 bletë

Shumë nëna shtatzënë gjatë muajve të pritjes së ëmbël realizojnë fotosesione të ndryshme për t’i mbajtur kujtim nga ditët e bukura.

Një nënë e tre fëmijëve në Ohio teksa ishte duke pritur fëmijën e saj të katërt ka realizuar një fotosesion që ka habitur tërë ndjekësit duke e komentuar këtë si diçka të rrezikshme.

“Njerëzit mendojnë se po e dëmtoj fëmijën tim, por bletët janë të buta”, tha Emily Mueller.

Emily merret me sektorin e bletarisë dhe fotot e realizuara i kanë dhënë një adrenalinë të papërshkueshme teksa mbante 20.000 bletë mbi barkun e saj.

Ajo e krahasoi këtë përvojë njësoj si të hipësh në një rollercoaster.

Fotografitë janë realizuar nga Kendrah Damis në një park larg njerëzve që bletët të mos shpërndaheshin.

Foto e Emily janë komentuar gjatë në rrjetet sociale duke e vlerësuar si një aventurë të rrezikshme.

Postime te ngjashme