“Duhan në klasë të tetë dhe kaçurrel me çunat”, kryetarja e LSI paska qenë një rebele

Nëse të gjithë u çuditët se Monika Kryemadhi gjuajti me çizme kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duket se karakteri i saj i fortë dhe rebel dadoka shumë herët. Atëherë kur pinte cigare dhe kaçurrel me çunat…

Po, po, mos u çudisni! Po flasim për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, e cila e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Why not” të Roza Latit gjatë intervistës ka ndarë copëza kujtimesh nga adoleshenca e saj dhe ka rrëfyer se në atë kohë konsumonte alkool dhe pinte cigare që në klasë të 8-të.

“Kam pirë duhanin që në klasë të tetë. Ma ka mësuar vëllai im për të vetmen arsye ngaqë e pinte ai, për të mos e kapur atë që ti thonte mos u merrni me mua, merruni me të se është gocë dhe në klasë të tetë.

E kam lënë në një moshë të caktuar, diku 21 vjeçe, ua mësova gjithë shoqërisë sime. E kam lënë një vit para se të ngelja shtatzënë me Borën. Pastaj për shkak të shtatzënisë nuk e piva më, pastaj e kisha Borën me gji, kështu u bënë tre vjet dhe vazhdoi hap pas hapi.

Ndërkohë që në gjimnaz, përveç duhanit kisha shumë shokë, kam qenë shumë harrakate si personazh, pinim kaçurrel, ponç me fërnet.

Pastaj në universitet, gjërat ndryshuan. Universiteti shoqërohej me ndonjë konjak dhe cigare sigurisht sepse kam studiuar në Shkencat e Natyrës dhe kur kishim kimi organike, që është një nga lëndët më të vështira, e vetmja mënyrë që mund të hyje në leksion ishte ti futje ndonjë teke fërnet ose ponç që të zgjoheshe sepse nisnim leksionet që në 7 të mëngjesit.

Klubi hapej që në 6 dhe ne shkonim atje pinim kafet e mëngjesit, pija nga 10 kafe në mëngjes. Kjo ishte jeta studentore, më pas filloi dashuria.

Shqipëria filloi të ndryshonte, filloi ndryshimi i lokaleve, sjelljeve të njerëzve, pijeve. Drogë nuk kishte për hir të së vërtetës, pra ishte një jetë më puritane, më sociale dhe ndjenjat ishin më të sinqerta. Sot janë kthyer komplet ndryshe”, – ka treguar Monika Kryemadhi”.

Gjithashtu, ajo ka rrëfyer se si është të jesh gruaja e Ilir Metës,  vështirësitë dhe lehtësirat ndër vite.

“Shkojnë paralelisht bashkë. Unë nuk mund të them nuk më ka ndihmuar. Shumë njerëz më respektojnë se jam gruaja e tij.

Ashtu siç të qënurit bashkëshortja e tij, nuk më lejon që herë pas here të jem vetvetja për ato mendime që unë mendoj.

Ndonëse lirinë e kam pasur maksimale, por është ajo subkoshienca që të ndalon që të shkosh më tej se ç’duhet. Ato shkojnë paralelisht me njëra-tjetrën, megjithatë në kompleks është pozitive.

Më ka penguar që kam qenë e dashura e Ilirit në politikë në ’96 për të kandiduar si deputete, që edhe pse baza e Partisë Socialiste në atë kohën më propozonte, lidershipi ishte skeptik, gjykues, paragjykues sepse kjo është e dashura e Ilir Metës dhe ne nuk mund të fusim dy njerëz që sot kjo nuk është problem, por para 22 vjetëve ka qenë shumë”.

Postime te ngjashme