Duel…

Nga Ergün Diler

Faktet rreth Cemal Kaşıkçı, i cili humbi në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, u fshehën. Dëshirohet të mbulohen. Ndoshta kjo është një nga qëllimet kryesore të ardhjes së Sekretarit të Shtetit të SHBA Pompeo dhe më pas presidentit të CIA-s Gina Haspel. Enigmë. Por Kasikci zbriti papritmas nga titujt kryesorë. Dhe kur zbriti, erdhi me shumë trazirë. Nëse i shqyrtojmë ngjarjet nga një dritare, shohim gjurmët e njëjta në çdo hap të ndërmarrë. Edhe sot kështu të bëjmë…
Pas zhdukjes së Kasikci, paketa me bomba u dërguan në dhjetëra emra të rëndësishëm në SHBA duke përfshirë dhe ish presidentët. Bombat iu dërguan të gjithëve nga Clinton te Obama,nga Soros tek ish-Presidenti i CIA-s, Brennan. Kush guxonte të kërcënonte Shtetet e Bashkuara, në fakt, sundimtarët e botës.
Kush ishte ky i cili i ka dërguar mesazhet, me kuptimin “Nëse nevojitet do ju vrasim të gjithëve”? Kush ishte fuqia pas tij? Kujt i besonin? A kishin aftësinë ta bënin këtë? Pa gjetur përgjigjet e këtyre pyetjeve ndodhi sulmi në Sinagog.
Përsëri në SHBA, 11 vetë vdiqën! Por pse? Nuk u ndalëm aty. Në momentin kur po mundoheshim të lexonim dhe kuptonim këto, të shtunën përsëri u zhvillua një ngjarje e rëndësishme.
Kësaj nuk iu kushtua shumë vëmendje, por stuhia vazhdoi.
Pronari i klubit të futbollit britanik Leicester City, biznesmeni i famshëm 60 vjeçar Vichai Srivaddhanaprabha nga Tajlanda vdiq në helikopterin që u rëzua … Në aksidentin ku humbi jetën pronari bashkë me të ishte dhe vajza e tij…(Më vonë u tha se nuk ishte vajza e tij.) Në 2016, Leicester City pati një sukses të madh, duke lënë prapa ekipet britanike me famë botërore dhe duke u shpallur kampion në Premier League. Fuqia që e mbështeste ishte Vichai Srivaddhanaprabha, pronar i Grupit Thai King Poëer! Me paratë e shpenzuara Leicester City arriti të fitonte kampionatin.

Sipas Forbes, VichaiSrivaddhanaprabha, ishte personi i 9-të më i pasur në vend me 2.9 miliard dollarë pasuri. Themeluesi i King Poëer Group, u pasurua duke bërë tregti dhe duke përfituar nga mospagimi i taksave aeroportuale.
Sipas disave, pasuria e tij ishte 6 miliardë dollarë! Mbas ndeshjes së luajtur me Ëest Ham e cila përfundoi me rezultatin 1-1 presidenti bashkë me ata që kishte pranë hipën në helikopter. Sapo u ngrit, helikopteri u rrëzua me një shpërthim të madh në parkingun pranë stadiumit King Poëer.
Dëshmitarët okularë thanë, “Vetëm po rotulloheshe, u rrëzua në tokë me një shpërthim të madh dhe shpërtheu në flakë”!
Një tjetër e përmblidhte kështu: “Ishte e qartë se kishte një problem, ishte e tmerrshme” … Por a ishte ky një aksident? A kishte të bënte me ato që ndodhën në javët e fundit?
Me fjalë të tjera, a kishte lidhje me zhdukjen e Kaşıkçı-së, me bastisjen e sinagogës, me paketat e bombave të dërguara ish-presidentëve?
Kjo është pyetja! Le ta shohim nëse doni …
Të shohim te ato të cilat nuk janë shkruajtur… Të shohim që t’i kuptojmë… Organizimi që humbi Kaşıkçı dhe i dha mesazhe me bomba emrave si Hillary-Bill Klintonit, James Clapper, John Brennan, George Soros dhe Robert De Niro nuk mund të ishte si fuqi e zakonshme.
Ky ishte një hap që donte një mendje dhe një bagazh të madh! Po ju tregoj për lojën e cila po ndodh me princin e kurorës Selman.

Në vendin e tij vëllai i tij Halid bin Selman po përgatitet te ulet në fron. Edhe pse nuk e kalon, këtë frikë po e bëjnë ta shijojë pasardhësi…
Vëllai SELMAN çdo natë është krah për krah me kompani të mëdha që duan të ofrojnë ARAMCO-t për publikun. Ai gjithashtu është në kontakt të vazhdueshëm me aktorët e mëdhenj të blerjes së armëve për të cılat vëllai i tij Selman, ishte tërhequr në minutën e fundit.
Pasardhësi Selman hoqi dorë nga sasia e madhe e armëve që kishte premtuar të blinte nga LOCKHEED MARTIN pak para incidentit KAŞIKÇI. Këtë ja transmetoi Shteteve të Bashkuara me një pëshpërımë. Sipas disave, 110 miliardë dollarë dhe sipas disa të tjerëve rreth 240 miliardë dollarë armë dhe sistem raketash për të cilat hoqi dorë ti blinte në momentin e fundit.
Kjo ishte një nga arsyet se pas zhdukjes së Kaşıkçı, princi pasardhës u bë objektiv… Përsëri, sipas pëshpëritjeve, flitet se nga kokat e LOCKHEED MARTIN. I erdhën mesazhe si “Kujdes mos bjerë në këtë gabim. Do jetë problem për ty.” Natyrisht, princi e theu premtimin, mendoi se ” nuk do të ndodhë diçka”.
Por ju hapën probleme, ja hapën. Nuk dihet nëse vëllai i tij do vijë nga Shtetet e Bashkuara dhe të ulet në fron, por ata që e mbështesin atë, tani janë kundër tij. Nayef i cili u eliminua për ti hapur rrugën, ishte një emër me medalje pranë SHBA.
Ai u eliminua, vetë avancoi shpejt. Le të shohim se çfarë do të ndodhë tani … Por shenjat nuk janë të mira.
Le të kthehemi në fillim… Te Leicester City…
Biznesmeni i famshëm 60-vjeçar i lindur në Tajlandë Vichai Srivaddhanaprabha ishte një emër shumë i rëndësishëm.
Përveç parave të tij, ai ishte një pronar me ndikim të jashtëzakonshëm në lidhjete tij. Bleu një klub futbolli dhe hyri ndër ata për të cilët flitet në Britaninë e Madhe.
Në fakt, ai ishte mes atyre që flitej. Por njerëzit e zakonshëm nuk e njihnin.
Nuk e dinin. Pasi hodhi dorën në futboll dhe pas shpalljes kampion, bashkë me Anglinë e njohu gjithë bota…
Helikopti në të cilin ishte Vichai Srivaddhanaprabha nuk u rëzua aksidentalisht!
Ata që e dinë këtë e dinë. Disa ditë para aksidentit biznesmeni Taylandez mori pjesë në një takim shumë të rëndësishëm dhe ishte futur në mes një çështje shumë të rëndësishme.
Pas Vichai Srivaddhanaprabha ishte FAMILJA , domethënë ROTHSCHILDËT. Fuqia ishte fuqia e familjes.

Në datën e 2 tetorit, në emër të familjes ai u takua me Mbretëreshën Elizabetë.
Edhe pse tema e takimit ishte shumë e thellë, ai kërkonte që të shkriheshin akujt mes familjes dhe mbretëreshës… Me fjalë të tjera, ai kishte ndërmend të ringjallte komunikimin ndërmjet FAMILJES dhe MBRETISË dhe të siguronte ngrohtësinë e vjetër.
Edhe Mbretëresha e dinte saktësisht se përse po vinte biznesmeni … Megjithatë, kishte nga ata që e kundërshtonin këtë takim. Kishte nga ata që nuk dëshironin që Anglia të ndërmerrte një hap të tillë dhe FAMILJA të thurte një lojë të re.
Dhe kjo dorë e shtypi butonin. Vrau një nga anëtarët më të rëndësishëm të familjes, Vichai Srivaddhanaprabha, në shtëpinë e tij, në helikopterin e tij …
Tani ekzistojnë tre fuqi në botë që ndahen, përplasen dhe kërkojnë partneritet…
PENTAGONI – INDUSTRIA E ARMËVE, FAMILJA DHE MBRETERESHA …
Të tre aktoret po bëjnë lëvizje të rëndësishme dhe vdekjeprurëse.
PENTAGONI po përparon egër.
Për shkak se prej ditësh është më se e qartë po theksoj se “Konflikti sapo ka filluar, do të jetë shumë e dhimbshme” . Për fat të keq, kështu po ndodh.
Do të ndodhin …
Do të shohim shumë gjëra derisa të krijohen Balancat.
Shumë gjëra … Ndiqini …

Përshtatur në shqip nga Frekuenca.com

Postime te ngjashme