Donnarumma vendos për të ardhmen e tij

?Asensio flet për Donnarumman (Foto) 

Gianluigi Donnarumma e ka konfirmuar se për të ardhmen do të vendos pas përfundimit të Kampionatit Evropian U21

Portieri i Italisë U21, Gianluigi Donnarumma është i koncentruar vetëm tek ndeshja e nesërme gjysmëfinale ndaj Spanjës.

Por, ai e ka pranuar se për të ardhmen do të vendos pas përfundimit të këtij kampionati.

“Jam i qetë dhe po mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme ndaj Spanjës. Gjithcka do të vendoset pas evropianit”, tha Donnarumma gjatë konferencës për media.

Donnarumma ditë më parë refuzoi të vazhdonte kontratën me Milanin dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha te tifozët e kësaj skuadre.

Skuadra e Interesuara për Donnarumman janë Real Madrid, Juventus dhe PSG. 

Postime te ngjashme