“Do ja them dhe Mirelës”, Pjerin Ndreu batuta me Ramën: Unë kam një dhomë me libra në shtëpi

Gjatë takimit me të rinjtë në Lezhë, deputeti socialist, Pjerin Ndreu ka recituar një poezi të Migjenit kushtuar të rinjve. Kryeministri Rama tha i emocionuar se një ish-polic reciton poezi.

Ndreu në fjalën e tij lëshoi dhe një batutë për Ministren e Kulturë, pasi kjo e fundit pak ditë më parë në një postim shkruante se nuk duhet bërë s*ks me ata që nuk kanë libra.

Ndreu: Kryeministri më thotë gjithmonë polic, se në fakt kështu jam njohur me të. Por për ta mbyll dua të tregojë një sekret, kryeministri nuk e di që unë në shtëpi kam një dhomë bibliotekë me romane me poezi. Do ja them edhe Mirelës, por po jam them kryeministrit njëherë. Dhe Lezha është një vend ku ka nxjerrë shumë pena, nga Gjergj Fishta. Unë desha të recitojë një pjesë nga himni i rinisë nga Migjeni.

“Rini thuaja këngës më të bukur që di, kumbi i zërit tënd përplaset në qiell, të kthejë prapë tek ne sepse hyjtë na kanë zili, e na të duam fort siç duam një diell”.

Rama: Mirëkuptoni emocionet e mia pasi një ish-polic reciton poezi. Më vjen jashtëzakonisht mirë që këtu sot jemi me forumin rinor eurosocialist të rilindur të Lezhës.

Postime te ngjashme