Digjet në uzinën e Ferro Kromit në Elbasan, punëtori në gjendje të rëndë në spital

ferro-1

Një punëtor është djegur në uzinën e Ferro Kromit në Elbasan. 60-vjecari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia po punon per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe shkaqeve të incidentit.

“Më datë 17.11.2017, duke punuar në Uzinën e Ferro Kromit, Elbasan, është djegur shtetasi DH.R vjeç 60, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.

Postime te ngjashme