Dështimi Barcelonës në merkaton e verës, ja cilët janë lojtarët që nuk arriti t’i blejë

Dështim total i Barcelonës, këta janë pesë yjet që nuk arriti t’i blejë

Skuadra e Barcelonës duhet ta harrojnë sa më shpejtë merkaton verore, e cili u mbyll mbrëmë pas mesnatës.

Katalanasit dështuan të transferonin mesfushorin e Liverpol Philippe Coutinhon dhe atë të PSG Angel Di Maria.

Por këta nuk janë lojtarët e vetëm që Barcelona nuk arriti t’i blejë gjatë kësaj vere.

Në fillim Barcelona ka dështuar të transferoj Marco Verattin (PSG), Héctor Bellerín (Arsenal) dhe Jean Seri (Nice), shkruan e përditshmja sportive madrilene, Marca, përcjell Express.

Klubi nga Camp Nou gjatë kësaj vere ka transferuar katër lojtarë, përcjell Gazeta Express.

Fjala është për, Nelson Semedo (Benfica), Paulinho  (GZ Evergrande), Ousmane Dembele (Dortmund) dhe Gerard Deulofeu (Everton).

Postime te ngjashme