Derbi me Partizanin, rikthehen në sheshe tifozët e Tiranës (FOTO+VIDEO)

Pasditen e sotme do të luhet ndeshja “derbi” mes Tiranës dhe Partizanit në kryeqytet.

Rikthimi i ekipit të Tiranës në kategorinë superiore ka rikthye në sheshet e qytetit edhe tifozët kryeqytetas.

Tifozët janë mbledhur në sheshin “Skenderbej” për tu nisur më pas drejt stadiumit, ku do zhvillohet ndeshja.

Ata në kor kanë brohoritur në mbështetje të skuadrës së tyre.

Më herët policia bëri të ditur masat e sigurisë që do merren në prag të ndeshjes, dhe se cfarë duhet të dinin tifozët, për të marrë me vete apo jo në stadium.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme