Çfarë ngjyrash të vishni nëse doni të keni një humor të caktuar

Pavarësisht nëse zgjedh të veshësh një golf apo një pulovër të madhe, zgjedhja e ngjyrës është ajo që tregon për gjendjen e humorit tuaj. Prandaj kemi zgjedhur 5 ngjyrat më popullore për të parë se çfarë thonë ato për ty dhe për garderobën tënde.

Do të tregosh besim, atëherë vish të kuqen. Është e ndezur dhe plot dritë, ju shkon pothuaj të gjithëve. Tregon fuqi, energji dhe pasion. Kjo duket mirë jo vetëm në veshje por është një zgjidhje e mirë dhe për bizhuteritë.

Nëse do të ndihesh e begatë dhe plot atëherë provo këtë jeshile smeraldi. Jeshilja është ngjyra e natyrës, por ku prezantohet në këto tone të pasura ajo flet më shumë për pasuri dhe mirëqenie.

Nëse do të ndihesh e afrueshme atëherë vish ngjyrën rozë. Dhe pse për shumë kohë ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me vajzat e vogla, kjo ngjyrë ka tone të ndryshme si të gjitha ngjyrat e tjera, dhe nëse sheh mirë intensitetin e ngjyrës, atëherë kjo ka ndikimin e duhur. Në rastin e rozës si në foto, Millennial Pink, ajo transmeton sensin e mësimdhënies dhe dashurisë së butë, karshi vetes dhe të tjerëve.

Nëse do të ndihesh e qetë, atëherë vish këtë blu pudër. Tani dimë se bluja lidhet me qiellin dhe ujin pra bën sens që ajo të bën të ndihesh e qetë. Por a e dinit që tregon dhe bën njerëzit që të kenë besim tek ajo që e ka veshur? Një ide e mirë për të veshur për intervistën tjetër të punës është kjo.

Nëse do të ndihesh më e lumtur, vish të verdhën ose mustardën. Është një ngjyrë gazmore që është vërtetuar që rrit presion e gjakut dhe pulsin, është një ndjenjë gëzimi. Mendohet të jetë ngjyra e lumturisë, optimizmit, ngrohtësisë dhe shpresës.

Postime te ngjashme