Rajoni

Shkarkohet nga detyra, Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Bejtush Gashi. Mësohet se shkarkimi i ministrit është bërë nga partia e Behxhet Pacollit. Lajmi për shkarkimin konfirmohet nga sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli, ndërsa në vend të Gashit në krye të MPB-së pritet të emërohet Ekrem Mustafa. Rrahim Pacolli ka deklaruar se shkarkimi i […]
Parditen e sotme Greqia është tronditur nga një tërmet i fuqishëm. Instituti Europian Sizmik, ka raportuar se tërmeti ka rënë në orën 11:02 të paradites së sotme në Selanik. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4 ballë dhe mësohet se është ndjerë edhe në jug të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Nuk raportohet për dëmë materiale. Frekuenca.com
Komisioni për çështje kushtetuese në Kuvend miratoi nevojën për ndryshime kushtetuese në përputhje me marrëveshjen e Prespës. Me shumicë votash, iniciativa mori dritë jeshile për në seancë plenare. Opozita vazhdon në këmbëngulje se nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese, duke i cilësuar si e keqja më e madhe që po i ndodh Maqedonisë, shkruan “Alsat”. […]
Albert Veliu i njohur si Babalja është liruar nga paraburgimi në Kosovë, ku ishte arrestuar dje në qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit. Lirimin e tij e ka bërë të ditur avokati i tij Tomë Gashi nëpërmjet rrjetit social Facebook. Arrestimi i tij u bë me kërkesë nga shteti shqiptar. Babalja ndodhej në një […]
Në mungesë të partive më të mëdha opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të enjten ka dështuar një tjetër takim i partive politike parlamentare, të cilin e kishte thirrur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për të arritur unitet rreth platformës për dialogun me Serbinë. Pavarësisht mungesës së partive më […]
Është arrestuar pasditen e sotme në Kosovë Albert Veliu, i cili njihet si “Babalja”. Mësohet se Albert Veliu, i njohur edhe si “Dëshmitari X” është arrestuar nga policia e Kosovës në qendrën e azilit në Prishtinë. Veliu është i përfshirë në audio-përgjimin, ku dyshohet si i implikuar vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj. Ai tentoi ta […]
Një nxënës i moshës 6-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Preshevë. 6-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë orarit mësimor ndërsa vdekja e tij ende është misterioze. Trupi i pajetë është vërejtur nga nxënës të tjerë, ndërsa nuk ka ende informacione për identitetin e tij dhe shkaqet e vdekjes. Sakaq, kanë […]
Përfaqësues të organizatës joqeveritare “Balkan Green Foundation”, përmes një komunikate për media, bënë të ditur se Banka Botërore nuk do të mbështesë termocentralin “Kosova e Re”. Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, Visar Azemi, dhe Burim Ejupi nga Instituti për Politikat Zhvillimore (INDEP) po marrin pjesë në takimet vjetore të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit