Çani kthehet pas në kohë: Si më kërcënuan dy persona me pushtet kur isha kryeredaktor i një gazete, unë thirra ca njerëz që…

Gazetari Arian Çani ka disa kohë që është shkëputur nga gazetaria e shkruar, mirëpo dikur ka qenë një prej kryeredaktorëve të gazetave më të rëndësishme në vend.

Në një lidhje telefonike me ‘’Kafein” mëngjesin e sotëm Çani ka treguar se gjatë punës së tij në vitet e mbrapshta ’90 nuk kanë munguar as kërcënimet. Ai flet për dy njerëz me pushtet të cilët i kanë shkuar në zyrë dhe e kanë kërcënuar në mënyrë që të hiqte një prej shkrimeve. Sipas gazetarit tashmë këta dy persona janë njerëz zyrtar dhe me pushtet.

“Nuk kam patur asnjëherë kërcënim nga persona, por kujtoj një rast në vitin 1998 kur unë punoja si kryeredaktor i një gazete. Dy njerëz të njohur me morën në telefon për një shkrim që ishte botuar, pra nuk kishin asgjë personale me mua.

Ishte një kohë kur në Tirana ishte jashtë kontrollit dhe kishte dy ose tre ditë që ishte vrarë Azem Hajdari, pra ishte gjendje e jashtëzakonshme.

Nuk i përmend dot me emra por dy personat më kërcënuan dhe më thonin që të mos e vazhdoja më shkrimin në gazetë.

Madje më erdhën edhe në redaksi, unë thirra ca njerëz të tjerë paralel që të mbrohesha, pasi unë nuk shquhem për grushte dhe u neutralizua kjo histori. Këta dy njerëz janë shumë zyrtarë sot”, tha gazetari.

Postime te ngjashme