“Bularati”, Berisha: Provokuesit s’duhet të dilnin nga Shqipëria pa u përballur me ligjin

Ngjarjet e ndodhura në Bularat të Gjirokastrës, ditën e varrimit të ish-ushtarakut grek Konstandinos Kaçifas, për ish-Kryeministrin e vendit Sali Berisha, ishin manifestim i asaj që quajti skenar vorio-epiriot në tokën e askujt.

“Gjallë nuk kthehej në Greqi pa iu nënshtruar ligjeve shqiptare”.

Sa i përket përplasjes Kryeministër – President lidhur me propozimin e Edi Ramës për zëvendësin e Fatmir Xhafës në postin e ministrit të Brendshëm, ish-Kryeministri Berisha, njëkohësisht ish-President, theksoi rolin që kreut të shtetit ia ngarkon Kushtetuta e vendit.

“Ai që mendon që Presidenti është honorifik nuk merr vesh. Presidenti duhet të krijojë bindjen e tij. Me thirrjen e Lleshit ai hoqi nga vetja çdo detyrim për shpjegim”.

Problemet e propozimit të Lleshit për ministër të Brendshëm janë minimalisht dy, sipas Berishës.

Kërcënim e quan reagimin e Kryeministrit Rama për mosdekretimin e Lleshit në krye të dikasterit të rendit, që sipas Berishës duhet të vijonte të kryhesohej nga ministri i dorëhequr Xhafaj, deri në zëvendësimin e tij.

Kreu i ekzekutivit po ushqen me gënjeshtra qytetarët dhe opinionin ndërkombëtar, sipas ish-Kryeministrit Berisha, dhe këtë po e bën në gjendjen e një grushti shteti ku rojtari i ligjit themeltar, Gjykata Kushtetuese de facto nuk ekziston duke krijuar hapësira të mëdha për përplasje të rënda. /abcnews.al

Postime te ngjashme