‘Bukë më bukë’ ushqimi tradicional elbasanas që nuk shuhet prej 3 shekujsh

Herë herë të gjithë kemi dëgjuar të thuhet ‘kuzhina shqiptare është e dobët. Kemi kopjuar nga kulturat e tjera’. Në fakt nuk gabohemi. Kuzhina jonë është e pasur dhe madje kemi dhënë edhe në kulturat e tjera. Përshembull fama e disa ushqimeve si byreku, tava e kosit, flija, etj i kanë kaluar kufijtë dhe janë botërisht të njohura, por në fakt dua të vë theksin në një specialitet që ende konsumohet dhe që shumica prej nesh nuk e ka provuar…

Bugaçja ose siç mund ti themi ndryshe në formë shakaje ‘buka me buke’ është padyshim një nga ushqimet më të konsumuarat sot në Elbasan. Përpara dyqaneve të pakta që gatuajnë këtë specialitet krijohen rradhë të gjata.

Si gatuhet?

Në fakt edhe pse fama e këtij ushqimi është e madhe, gatimi i tij është shumë i thjeshtë…

Ai përmban vetëm bukë të vogla, panine ose simite të mbushura me byrekë, por edhe pjesa më e rëndësishme këtu qendron. Byrekët duhet të piqen dhe skuqen vetëm me gjalp, ku elbasanasit preferojnë gjalpin e dhisë.

Pasi është pjekur byreku coptohet dhe petat e coptuara lyhen përsëri me gjalp dhe vendosen në simite. Ate mund ta shoqërosh me djath ose me qofte. Ushqimi është shumë ngopës dhe përmban sasi të madhe yndyri. Për ata që djegin kalori është një ushqim ideal për mëngjes.

Bugaçja i ka rezistuar edhe kohës së komunizmit, dhe është përhapur edhe më shumë pas kësaj kohe. Edhe pse shumë burime thonë që origjina është elbasanase, bugaçja sot mund të gjendet në Shkup, Prizren dhe madje edhe në Bayrampaşa të Stambollit, qytet në të cilin jetojnë shumë shqiptarë.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme