Brazili, ekipi që dhuron spektakël në të gjithë botën

 

Brazili ka luajtur 24 nga 33 miqësoret e tyre që nga viti 2012 jashtë shtetit, ndërsa vazhdojnë një tur nëpër botë. 

Neymar dhe shokët e tij të ekipit janë bileta e suksesit. Ata kanë tërhequr turmën më të madhe të dashamirësve të  futbollit në Australi, afërsisht 100 mijë persona. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë.

Kuptohet që ndeshja kundër Anglisë në “Wembley” do të sigurojë për skuadrën e  Brazilit një shumë prej rreth 3 milionë paundësh.

Ata kanë luajtur në Kinë dy herë, në  Singapor e  Zvicër dy herë, kanë zhvilluar tri ndeshje në Angli dhe gjashtë në SHBA.

Edhe nëse një lojë duket se eshte në një kohë dhe vend “të papërshtatshëm”, ka një përfitim komercial. Ndeshja kundër Japonisë të premten u organizua në orën 13:00-të pasi kjo do të thoshte se do të transmetohej në kohën e pikut dhe targetonte një audiencë aziatike të interesuar.

Një miqësore e mbajtur në Katar kundër Argjentinës tre javë përpara votimit që i dha shtetit të Gjirit të drejtën për të zhvilluar Kupën e Botës 2022 është subjekt i një hetimi të vazhdueshëm nga autoritetet zvicerane ku u pagua një qera prej 8.6 milionë dollarë (£ 6.5 milion). Federata e Brazilit mori 1.15 milionë dollarë (878.000 paund) – një shifër që duket do të ngrejë shumë çështje ligjore.

Postime te ngjashme