Bleona Qereti pjesë e serialit të njohur amerikan, publikon foto nga xhirimet

Bleona Qereti e ka shfaqur gjithmonë ambicien për të qenë pjesë e kinematografisë dhe botës holliwoodiane. Shumë herë këngëtarja shqiptare ka rrëfyer se është zhvendosur e vetme në Amerikë për të realizuar ëndrrën e saj.

Së fundmi Bleona po publikon disa klipe të njëpasnjëshme dhe mesa duket po e arrin suksesin e dëshiruar. Këngëtarja gjithashtu është bërë pjesë e serialit të njohur amerikan “Paper Empire”. Ajo e ka ndarë këtë lajm të mirë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

Bleona shihet në sheshxhirimin e serialit. E veshur me një fustan të kuq dhe e buzëqeshur këngëtarja duket përballë një mikrofoni. Mesa duket edhe pjesëmarrja e saj në këtë serial do të jetë në rolin e një këngëtareje.

Postime te ngjashme