Bixhoz me dashurinë/ Om hap arkivolin e doktorit, familja Oberoi shokohet. Texh shpëton Xhnavin nga zjarri…

Shivai i kërkon Ranvirit të hetojë për Mahin. Ranvir sheh Kaminin duke ardhur dhe ka frikë mos ajo e thërret Shivain me emrin Mahi. Ai i thotë Shivait të flasin jashtë dhe largohen. Mahit i vënë fajin sikur ka vrarë Kanan. Familja aktrojnë sikur nuk mund ta besojnë këtë që ka bërë Shivai. Mahi sheh videon e regjistruar dhe thotë se nuk ishte ai. Shivai pret që Ranvir të arrestojë Mahin por Ranvir e shpëton atë. Mahi kupton që familja Oberoi e ka mashtruar. Somia i tregon Anikës që Kamini dhe Ranviri po bashkëpunojnë me Mahin. Anika shkon t’i tregojë Shivait. Ajo nuk e di që përpara saj ka Mahin dhe tronditet kur ai heq lenten. Mahi i thotë Anikës mos t’i tregojë familjes përndryshe do e vrasë Somian.

Shivai pyet Ranvirin pse nuk e arrestoi Mahin. Ranvir thotë se e ndryshoi planin dhe kur të mbarojë ahengu do e arrestojë Mahin. Ndërkohë Om pyet Zvetlanën ku ishte ndërsa ajo e gënjen dhe thotë se takoi stilistin për një fustan dhe më pas bleu një byrzylyk. Ajo tregon byrzylykun ndërsa Om sheh baltën e kuqe në dorën e saj. Ai kujtohet që në oborr ka baltë të kuqe. Zvetlana shqetësohet. Om i kërkon Çulbulit të shkojë të marrë lopatën. Zvetlana pendohet që e varrosi doktorin aty.

Om merr lopatën dhe hap gropën. Të gjithë habiten kur shohin një arkivol. Om hap arkivolin por është bosh. Ai i thotë Zvetlanës se edhe këtë herë shpëtoi por në një moment do gabojë dhe do i kushtojë shtrenjtë. Zvetlana pyet veten ku ka shkuar doktori. Një grua ka shpëtuar doktorin. Om dhe Çulbul mundohen të kuptojnë çfarë donte të thoshte doktori me dy pikat e kuqe.

Xhanvi qan dhe lutet për Omin pasi mendon se Zvetlana po e çmend. Zvetlana sheh se Xhanvit po i merr flakë shalli. Texh vjen dhe shpëton Xhanvin. Xhanvi i thotë Texhit më mirë të kishte vdekur sepse problemet e tij do merrnin fund. Texh thotë se nuk është aq i keq sa t’i urojë vdekjen dhe atëherë e bëri nga nervat. Zvetlana i sheh dhe thotë me vete se nuk mund t’i besojë më Texhit. Ajo thotë se duhet të martohet me Omin para se Texh dhe Xhanvi të bashkohen./revistawho.com

Postime te ngjashme