Bastet, Rama bën paralajmërimin e fundit portaleve

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish sot, për herë të fundit të gjithë portalet që ende reklamojnë biznese bastesh. Kryeministri ka kërkuar nga portalet që t’i heqin sa më parë, pasi ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre.

“Bastet e kazinote elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj”, shkruan Rama në Tëitter.

Një ditë më parë, Rama tha se të gjithë mediet dhe portalet kanë 24 orë kohë për të hequr reklamat e kompanive të basteve, në të kundërt do të mbyllen.

Postime te ngjashme