Basha: Nuk do të bëjmë pazar as me Ramën e as me Metën pas 25 qershorit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar sot para qytetarëve të Kuçovës se nuk do të ketë pazare as me Partinë Socialiste dhe as me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Nga Kuçova, Basha ka theksuar se nuk ka pazare as me Ramën e as me Metën, por se PD do mendojë vetëm për interesat e qytetarëve.

“Nuk do të bëjmë pazar as me PS as me LSI do të mendojmë vetëm për interesat tuaja
Jo pazare as me Edi Ramen as me Ilir Metën se e patë si vodhën. T’i bashkojmë shqiptarët jo t’i përçajmë”, deklaroi Basha.

“Si thoni? T’ua japim dorën pas 25 qershorit? T’u japim bërrylin?!”, konfirmoi Basha duke dëgjuar sugjerimet e qytetarëve.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur gjithnjë e më shumë po forcohen zërat për një marrëveshje mes kreut të PD-së dhe kryeministrit Edi Rama për të qeverisur bashkë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Postime te ngjashme