Arsimi falas…

Kisha dëgjuar shumë herë të kritikohej fjala e pushtetarëve që në fakt arsimi për të cilin paguajmë taksat nuk është falas dhe madje as në shtet…

Ehhh…‘Është tjetër gjë kur e dëgjon dhe tjetër gjë kur e shikon me sytë e tu’ thonë…

Kështu më ndodhi dhe mua realisht. Isha i ftuar në mbledhje prindërish në një shkollë shtetërore në periferi të Tiranës. Të them të drejtën për shkak të angazhimeve kisha mbetur edhe pak vonë. Kur afrohem tek dera e klasës dëgjoj që nga brenda vijnë zhurma dhe këto realisht nuk ishin si zëra të komunikimit, por më të larta se zakonisht.

Hyra brenda dhe nisa të përballesha me realitetin e arsimit në Shqipëri. Mendova se ishim thirrur për mbarëvajtjen e mësimeve pasi për një arsimim të mirë të fëmijëve marrëdhënia mësues – prind është patjetër shumë e rënëdsishme… Por ishim thirrur për të paguar.

Një prind pyeste, për çfarë janë këto pagesa!?

‘Për rojen’ ja kthen me shaka mësuesja, por prindi nuk bindet duke thënë se do më shumë informacion për këtë… Këtë herë mësuesja nxjerr një listë të marrë nga drejtoria ku shkruheshin shpenzimet e shkollës…

Për pak më erdhën në mendje britmat e politikanëve këto 28 vitet e fundit të cilët garojnë në zbukurimin e fjalës ‘arsim falas’. Të flasim pa dorashka, e kisha besuar edhe unë. Madje kritikoja njerëzit që dilnin kundër duke ju thënë se sulmojnë vetëm për çështje partiake. Normalisht kjo ndodhi derisa e vërteta e hidhur më erdhi para syshë…

Po ID për çfarë duhen ?

Sikur çudia në arsim të përfundonte vetëm tek fakti që nuk është falas do ishte mirë në fakt… Mësuesja nxjerr një tjetër listë ku ka të shënuara ID e prindërve të fëmijëve dhe përsërit thirrjen se kush nuk e ka shënuar është i lutur të dërgojë fotografinë e kartës së identitetit në numrin e saj të telefonit.

Pa faj dhe e çoroditur ajo njëherë thotë se e kërkon Ministria dhe njëherë thotë se duhet për të shënuar për librat e marrë (gjoja falas). Sikur më kujtohet që kjo çështja e ID-ve ishte bërë objekt debetash edhe më parë, madje u hodhën akuzat se po i çonin ato tek partitë dhe më pas u ndërprenë…

Mesa duket dikush ka nevojë për këto ID, që në rast se i kërkon Ministria nuk besoj se e ka të vështirë që t’i sigurojë në rrugë të tjera.

Frekuenca.com

Postime te ngjashme