Arrestohet Presidenti i Federatës së Futbollit, ja për çfarë akuzohet

Ángel María Villar, Presidenti i Federates Spanjolle te Futbollit eshte arrestuar rreth ores 08:00, mengjesin e se martes ne Madrid gjate nje operacioni antikorrupsion.

Akuzat qe rendojne mbi te jane ato te shperdorimit te fondeve si dhe falsifikim dokumentesh qe lidhen me organizimin e ndeshjeve nderkombetare.

Ne pranga kane perfunduar nje grup prej 10 personash, perfshi Gorkan, djalin e Presidentit Villar njeherazi ish-drejtor i pergjithshem i Conmebol, si dhe Juan Padrón, zevendespresidenti per ceshtjet financiare ne Federaten Spanjolle.

Deri me tani nuk ka patur asnje prononcim zyrtar nga ana e avokatit mbrojtes te Presidentit Villar, nderkohe qe vijojne hetimet.

Villar, nje ish-futbollist me karriere nderkombetare, qendron ne krye te Federates Spanjolle te Futbollit qe prej vitit 1988, duke e rinovuar mandatin e tij  ne zgjedhjet e shkuara te muajit maj.

Nen drejtimin e tij Kombetarja Spanjolle e futbollit numeron dy trofe te Kampionatit Europian si dhe Kupen e Botes 2010.

Njeherazi prej 29 vitesh ai ka qene pjese e Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s.

Pozicioni i tij eshte delikat ne keto hetime pasi ai eshte nje element mjaft i rendesishem ne themelet e futbollit boteror.

Prej vitit 1992 eshte zevendespresidenti i UEFA-s dhe nga viti 2000 zevendespresidenti i FIFAS.

Arrestimi i tij eshte nje mesazh i qarte dhe direkt se ende shume çeshtje qe lidhen me drejtues te tjere te futbollit boteror te dekadave te fundit, vijojne te hetohen.

Villar gjithashtu ka mbajtur edhe postin e Presidentit te perkohshem te UEFA-s ne kohen kur zhvilloheshin hetimet rreth Michel Platini.

Postime te ngjashme