Antalya, destianacioni i preferuar i ekipeve shqiptare të futbollit

Pas pushimeve të fundvitit të gjithë skuadra e Kategorisë Superiore kanë nisur zyrtarisht përgaititjet për pjesën e mbetur të kampionatit.

Ajo që bie në sy është fakti që nga 10 skuadra të Kategorisë Superiore, 7 prej tyre fazën mini përgatitore do të kryejnë në Turqi në Antalya.

Skëndërbeu, Kukësi, Partizani, Luftëtari, Teuta, Kamza, dhe Flamurtari kanë zgjedhur këtë desitinacion për tu përgatitur.

Kushtet komode dhe infrastruktura mjaft e mirë që të ofron Antalya është një nga pikat kryesore që skuadrat shqiptare zgjedhin këtë vend për tu përgatitur.

Një tjetër mundësi është fakti që sfidat miqësore i zhvillojnë dhe me skuadra të forta të Superligës turke apo dhe ekipe të tjera të forta të kampionateve të ndryshme që gjithashtu kanë zgjedhur Antalyan për tu përgatitur, ç’ka u jep mundësinë ekipeve shqiptare të masin forcat me skuadra të denja.

Ndërkohë, vetëm tre ekipe nuk kanë preferuar që të udhëtojnë në këtë vend dhe ato janë Laçi, Lushnja dhe Vllaznia, kjo e fundit ka preferuar vendin fqinj Ohrin për të kryer mini fazën përgatitore.

Por, përveç skuadra të Kategorisë Superiore një tjetër ekip që luan në Kategorinë e Parë ka preferuar Antalyan dhe bëhet fjalë për skuadrën e Tiranës.

Dhe bardheblutë do të zhvillojnë përgatitjet dimërore në këtë vend nga data 13 janar deri më datë 25 janar ku do të zhvillojnë dhe dy ndeshje miqësore kundër FC Tobol, skuadrë e Premier Ligës së Kazakistanit dhe SKA Khabarovsk, ekip i Superligës së Rusisë.

Skënderbeu është skuadra që udhëheq tabelën e renditjes me 37 pikë të grumbulluara i ndjekur nga Flamurtari me 28 pikë dhe në vendin e tretë klasifikohet Laçi me 27 pikë.

Edhe në fundin e tabelës gara është mjaft e nxehtë pasi distanca me pikë është e afërt përveç Lushnjes që ka një distancë pikësh dhe është një nga skuadrat që rrezikon më shumë rënien në një Kategori më poshtë.

Postime te ngjashme