Ambasadori i Rusisë gjendet i vdekur në banesën e tij në Sudan

Ambasadori i Rusisë në Sudan gjendet i vdekur në banesën e tij

Ambasadori rus në Khartoum, Mirgayas Shirinskiy, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Sudan.

Sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Shirinskiy është gjetur i vdekur në rezidencën e tij zyrtare në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum.

Ndër të tjera, në deklaratë bëhet e ditur se diplomatit rus 62 vjeçar për të cilin ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes që prej vitit 2013 kryente detyrën e ambasadorit të Rusisë në Sudan, dhe se më parë ka qenë me detyrë edhe në Egjipt, Jemen, Arabi Saudite dhe Ruandë.

Edhe Ministria e Jashtme e Sudanit ka konfirmuar ngjarjen, ku zëdhënësi i ministrisë, Garibullah el-Hadar, në një deklaratë me shkrim është shprehur “Ambasadori rus Mirgayas Shirinskiy, ka ndërruar jetë në banesën e tij në Khartoum”.

Duke theksuar se Ministria e Jashtme shpreh ngushëllimet për popullin, qeverinë e Rusisë dhe familjarët e ambasadorit Shirinskiy, ndër të tjera el-Hadar ka shtuar se Shirinskiy ka treguar përpjekje të mëdha për të zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve. Në deklaratë nuk është dhënë informacion në lidhje me shkakun e vdekjes.

Postime te ngjashme