Aksident në hyrje të Rinasit, dyshohet për të plagosur (FOTO)

Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të Rinasit.

Burime për frekuenca.com raportojnë se janë përplasur dy makina dhe si pasojë dyshohet të ketë edhe të plagosur.

Në vendngjarje menjëherë ka ardhur edhe ambulanca për ndihmën e parë mjekësore.

Si pasojë e aksidentit në rrugën që lidh autostraden Tiranë – Durrës me Rinasin janë krijuar radhë të mëdha makinash.

©Frekuenca.com

Postime te ngjashme