Aksident fatal, humb jetën emigranti shqiptar

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e djeshme në Itali, raportuan këtë të enjte mediat lokale.

Sipas të njëjtave burime, viktima është T.A., 65 vjeç, me origjinë shqiptare, por banues prej kohësh në Montalbano Jonico, in provincën e Matera-s.

Ai ishte duke lëvizur në këmbë pranë “Strada Statale 106 Jonica,” kur është përplasur nga një automjet tip “Benz”. Përplasja rezultoi fatale dhe 65-vjeçari humbi jetën në vend. Aksidenti u shënua rreth orës 18:00.

Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

Postime te ngjashme