AA faqe speciale interneti dedikuar dëshmorëve të 15 Korrikut

 AA faqe speciale interneti dedikuar dëshmorëve të 15 Korrikut

Anadolu Agency (AA) ka përgatitur faqe speciale të internetit për 250 dëshmorët që dolën përballë juntës gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi nga organizata terroriste FETO. Në faqe ndodhen rrëfime mbi dëshmorët e 15 Korrikut dhe të dhëna të shkruara dhe vizuale lidhur me natën e tentativës.

AA, e cila në opinionin botëror përçoi informacione, video dhe fotografi gjatë tentativës për grusht shteti dhe më pas, që nga 16 korriku, kur u zmbraps tentativa për grusht shteti, ka realizuar lajme mbi heroizmin e dëshmorëve që dolën përballë ushtarëve të FETO-s, me rrëfime të të afërmve të tyre.

AA tanimë ka aktivizuar faqen 15temmuzkahramanlari.com”, pas punimeve që zgjatën për një kohë të gjatë.

Në ballinën e faqes ndodhet një shkrim njoftues në cilësi të parathënies, lidhur me orkestruesin e tentativës për grusht shteti, organizatën terroriste FETO.

Përmes seksioneve “dëshmorët”“fotografi” dhe video”, përdoruesit kanë mundësinë të mësojnë informacione dhe detaje të ndryshme lidhur me 15 Korrikun e vitit 2016.

 

Postime te ngjashme